Lidhje

7 të vdekur, 89 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut


Në Maqedoninë e Veriut, të dhënat e pasojave nga koronavirusi duken shqetësuese. Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 7 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm në 140. Ndërkohë, të 89 rastet e reja janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit. Viktimat janë nga Shkupi, Tetova, Shtipi dhe Struga. Rreth 70 përqind e të infektuarve të rinj janë nga komunat e Çairit dhe Sarajit, sipas autoriteteve.

Shtohen rastet me COVID në Maqedoninë e Veriut
please wait

No media source currently available

0:00 0:08:38 0:00

Ndërkohë që në shumë vende të Evropës, përfshirë dhe rajonin e Ballkanit rastet me koronavirus po shënojnë rënie, kjo nuk po ndodh me Maqedoninë e Veriut në ditët e fundit. Përkundrazi, shifrat janë shqetësuese dhe komisioni për sëmundjet ngjitëse do të analizojë arsyet dhe do të bëjë krahasimin e të dhënave në terren me javët e kaluara.

Autoritetet shëndetësore ende nuk kanë dalë me një studim apo njoftim bindës nëse kanë të bëjnë shfaqja e rasteve të reja me mosrespektimin e masave të distancimit fizik dhe social sidomos gjatë festave të Ramazanit dhe Bajramit, apo nëse ka ndonjë shkak tjetër për ngritjen e numrit të të prekurve me COVID-19. por nga ana tjetër vatrat e reja të virusit janë regjistruar në komunat e Shkupit: Çair, Saraj, Gazi Babë dhe në Tetovë si dhe në qytetin e Shtipit ku është e zhvilluar fasoneria, sektor që së fundmi ka rifilluar punën.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe megjithatë thotë se është inkurajues fakti që rastet e reja vijnë nga vatra të njëjta; figurojnë mbiemra të njëjtë të dy-tre familjeve dhe shumë nga rastet e fundit me koronavirus dalin nga këto familje. Kjo gjë mund të mbahet më lehtë nën kontroll, thekson ministri.

Por, VMRO-DPMNE-ja kërkon shkarkimin e komisionit për sëmundje ngjitëse sepse ai “punon për interesa politike dhe jo për shëndetin e qytetarëve”, sipas drejtuesit opozitar Hristijan Mickovski.

Bujar Osmani
Bujar Osmani

Nga ana tjetër, zëvendës-kryeministri Bujar Osmani, i cili është mjek me profesion dhe përgjegjës për ndihmat e jashtme lidhur me koronavirusin, shkruan në Facebook se “mundësia për të qenë pozitiv ose për të pasur kontakt me dikë që është pozitiv me koronavirus ditëve të fundit është shumë e madhe. Mos u besoni teorive konspirative”, shkruan zoti Osmani duke bërë thirrje për respektimin e masave. “Maskat zvogëlojnë 79% të transmetimit të virusit”, thekson ai.

Ndërkohë, dy ministra në qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe një këshilltar qeveritar janë izoluar pas kontaktit me nënkryetarin e Lidhjes Social Demokrate të prekur nga virusi. Ministrat Mila Carovska dhe Damjan Mançevski njoftojnë se nuk kanë simptoma, por se do të qëndrojnë në vetëizolim pas kontaktit me Muhamed Zeqirin, i cili ka njoftuar të ketë rezultuar pozitiv. Kryeministri i qeverisë teknike, Oliver Spasovski do të duhet gjithashtu të qëndrojë në izolim, ndërsa pret rezultatet e testit. Edhe Visar Ganiu kryetar i Komunës së Çairit në Shkup është vetëizoluar pas një kontakti me një person të prekur nga virusi. Pozitive në teste ka rezultuar edhe Drejtorja e Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Shtimi i rasteve me COVID-19 ka sjellë pasoja, siç është mbyllja e kufijve për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Një masë të tillë e ka paralajmëruar edhe Mali i Zi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG