Lidhje

SHBA: Grumbullimi i tabulateve të vazhdojë


Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar të lejojë vazhdimin e programit në kuadër të përpjekjeve anti-terroriste

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar të lejojë vazhdimin e programit për grumbullimin e qindra miliona tabulateve të telefonatave të amerikanëve, në kuadër të përpjekjeve anti-terroriste.


Dhoma e Përfaqësuesve e hodhi poshtë dje me një diferencë të ngushtë amendamentin që do ta kishte eliminuar programin. Amendamenti ishte përfshirë në një projekt-ligj për shpenzimet e mbrojtjes për vitin buxhetor 2014.


Amendamenti zgjoi debate të ndezura në Dhomën e Përfaqësuesve lidhur me balancën mes sigurisë kombëtare dhe shqetësimeve të privacisë.


Administrata Obama, ekspertë të sigurisë kombëtare në Kongres dhe shumë republikanë u mobilizuan fort kundër përpjekjeve për ta eliminuar programin. Disa demokratë si dhe republikanë që kërkojnë rol të kufizuar të qeverisë e mbështetën amendamentin.

XS
SM
MD
LG