Lidhje

Takohen në Tiranë qindra biznese nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi


Dhoma Shqiptare e Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit mblodhi sot në Tiranë mbi 200 biznese nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi për të vendosur bashkëpunim me afro 200 firma të Shqipërisë.

Takim i bizeseve rajonale
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:03 0:00

Ato diskutuan nga afër për të shkëmbyer prodhimet, përvojat dhe idetë e biznesit.

Ky ishte takimi i dytë mbarëkombëtar i biznesit, i cili po e zgjeron bashkëpunimin ekonomik në 4 shtete.

Blenard Dyrmishi drejtuesi i Dhoma shqiptare e tregtisë ndërkombëtare dhe e zhvillimit tha se kjo hapësirë shkëmbimesh mirëpret potencialin e madh ekonomik e njerëzor ende të pashfrytëzuar në këto 4 shtete ku jetojnë shqiptarët.

Shqipëria ka projektuar zonat e lira ekonomike me lehtësi fiskale për të gjithë bizneset që do të punojnë në to.

Zona e parë është Spitalla, fare pranë portit detar të Durrësit dhe gjithë bizneset që shkojnë atje u zbritet gjysma e tatim fitimit, përpjashtim nga taksa e pronës, nga taksa e infrastrukturës.

Ervin Mete, zv.ministër i zhvillimit ekonomik dhe tregtisë tha se tregu i Ballkanit perëndimor po konceptohet si një treg rajonal sepse si i tillë mund të tërheqë investuesit e huaj.

Me Kosovën tha ai, janë hequr shumë pengesa tarifore dhe jotarifore dhe procesi po vazhdon edhe me vende të tjera.

Ligji për turizmin, për lundrimin detar, ligji i investimeve strategjike si dhe ligji i koncensioneve po krijojnë hapësira të reja për bashkëpunimin ekonomik.

Rajoni po punon për t'u integruar brenda vetes dhe për t'u përshtatur me standardet e Bashkimit Europian, ndërsa bizneset po përballin një seri sfidash të përbashkëta.

XS
SM
MD
LG