Lidhje

Itali, sillen 700 migrantë të shpëtuar në Mesdhe


Fregata spanjolle Reina Sofia arriti sot në portin jugor italian, Taranto, duke sjellë me vete 700 migrantë të shpëtuar në katër operacione ndërkombëtare në Detin Mesdhe. Dy prej operacioneve të shpëtimit u drejtuan nga vetë fregata spanjolle ndërsa dy të tjerat nga ekipe të Rojës Bredetare italiane.

Migrantët ishin kryesisht nga Nigeria dhe Eritrea, thanë zyrtarët. Mario Balsanelli, që drejton ekipin e ndihmës së shpejtë tha se përveç dëmtimeve fizike, shumë prej migrantëve ishin të tronditur nga humbja e të afërmve gjatë udhëtimit në detë.

“Kemi dy individë me trauma në krahëror dhe një me thyerje që sëbashku me tjetër pacient me djegie të mëdha do të dërgohen në spital. Shumë pacientë kanë shembje në trup dhe plagë të infektuara të cilat po i trajtojmë. Shumë prej tyre janë të tronditur nga humbja e të afërmve gjatë udhëtimit në det dhe ne po u japim mbështetje psikologjike,” shprehet Mario Balsanelli i Ekipit të ndihmës së shpejtë në Taranto.​

Punonjës të Kryqit të Kuq morën të paktën njërin prej migrantëve me barrelë, ndërsa ekipet e specializuara po ndihmonin të tjerët. Agjencia e OKB-së për Refugjatët tha se kushtet e motit të mirë në periudhën maj-qershor do të inkurajojnë dyndje masive drejt Evropës.

XS
SM
MD
LG