Lidhje

Tarifat dhe shkëmbimet tregtare SHBA-Kinë


Delegacioni amerikan i kryesuar nga Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin do të informojë sot Presidentin Trump për bisedimet që zhvilloi në Pekin me përfaqësuesit kinezë të tregtisë me synimin për të shmangur një luftë tarifash.

Përfaqësuesit amerikanë të tregtisë mbyllën dje një vizitë pune në Kinë për të diskutuar hapat e ardhshëm në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. “Kina e ka të vështirë të ndryshojë politikat, pasi deri tani ka qenë e llastuar duke fituar në tregtinë me Amerikën,” shkruante presidenti në një koment në Twitter.

E përditshmja e Partisë Komuniste Kineze shkruante sot në një koment redaksional se “e ndeshur me një politikë të ashpër proteksioniste nga Shtetet e Bashkuara, Kina do të mbrojë me ngulm interesat e saj kombëtare”.

Presidenti Trump ka kërcënuar se do të vërë tarifa mbi importe kineze me vlerë 150 miliardë dollarë, Pekini është kundërpërgjigjur me kërcënime të ngjashme për eksporte amerikane me vlerë prej 50 miliardë dollarësh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG