Lidhje

Presidenti Obama, republikanët, thirrje njëri-tjetrit të paraqesin plane serioze për problemet financiare

U.S. President Barack Obama holds a news conference to discuss the progress of negotiations with lawmakers to raise the debt ceiling and find a balanced approach to deficit reduction while in the Brady Press Briefing Room at the White House in Washington,

Presidenti Barak Obama dhe republikanët e opozitës u bënë thirrje njëri-tjetrit të paraqesin plane serioze për të zgjidhur problemet financiare të vendit.

Në një konferencë për shtyp sot, zoti Obama tha se është i gatshëm të marrë në shqyrtim shkurtime të programeve sociale, përfshirë pensionet, kujdesin shëndetësor për pensionistët dhe ndihmat për veteranët. Në shkëmbim, ai kërkon nga republikanët të votojnë për rritjen e taksave të amerikanëve me të ardhura të larta dhe korporatave të mëdha.

Dy palët nuk duket se janë pranë arritjes së një marrëveshjeje, ndërkohë që afron afati i 2 gushtit për rritjen e nivelit tavan të borxhit që mund të marrin Shtetet e Bashkuara. Në mungesë të marrëveshjes, Amerika mund të mos jetë në gjendje të shlyejë detyrimet e borxhit. Nëse ndodh një gjë e tillë, besueshmëria e tregut amerikan bie. Zoti Obama tha se një gjë e tillë do të rezultonte në norma më të larta interesi për të gjithë amerikanët dhe do të dëmtonte ekonominë e vendit.

XS
SM
MD
LG