Lidhje

Reforma e taksave, beteja tjetër e administratës Trump


Presidenti amerikan Donald Trump po e kthen vëmendjen tek reforma e taksave, pas dështimit të përpjekjes për të shfuqizuar dhe zëvendësuar planin për reformën e shëndetësisë.

"Do të thoja që ndoshta do të fillojmë me përpjekje intensive për shkurtime të thella dhe reformë në taksa. Ky do të jetë hapi i mëtejshëm”, tha zoti Trump të premten në Shtëpinë e Bardhë pasi republikanët tërhoqën legjislacionin për të zëvendësuar Ligjin pët Kujdes Shëndetësor të Përballueshëm, ose siç njihet nga shume vetë, Obamacare.

Më herët të premten. Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha gjatë një interviste se kishte dy muaj që punonte me projekt-ligjin për reformën në taksa.

Ai tha se paketa do të përfshinte propozime për shkurtimin e taksave për individët dhe korporatat.

“Fokusi ynë kryesor është të shkurtojmë taksat për klasën e mesme, jo për më të pasurit”, tha ai.

XS
SM
MD
LG