Lidhje

Të paktën 12 të vrarë në funeralet e protestuesve në Siri


Të paktën 12 të vrarë në funeralet e protestuesve në Siri
Të paktën 12 të vrarë në funeralet e protestuesve në Siri

Dëshmitarët thanë se të paktën 12 njerëz u vranë sot kur forcat siriane të sigurimit dhe snajperët hapën zjarr mbi pjesëmarrësit në funeralet e të vrarëve në përleshjet e djeshme.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe dëshmitarët thanë se të shtënat e sotme ndodhën në lagjen periferike Douma të Damaskut dhe në jug të qytetit Izra. Mijëra njerëz ishin mbledhur në të dy pikat për të protestuar kudër vrasjes së të paktën 75 personave dje. Dëshmitarët thanë gjithashtu se forcat e sigurimit hapën zjarr kundër protestuesve paqësorë pa paraljmërim. Agjencia e lajmeve Associatet Press njoftoi se të paktën 120 vetë u vranë gatë dy ditëve të fundit të dhunës.

Disa nga pjesëmarrësit në funerale thërrisnin parrulla anti-qeveritare dhe përsëritën thirrjet drejtuar Presidentit Bashar al-Asad për të dhënë menjëherë dorëheqjen.

Fuqitë botërore kanë kritikuar qeverinë e Sirisë për goditjen ndaj protestuesve dje që ishte më e rënda që nga muaji mars, kur filluan protestat anti-qeveritare.

XS
SM
MD
LG