Lidhje

Lëndë djegëse nga Tekila


Tekila po përdoret si lëndë djegëse e ripërtëritshme për të zëvendësuar prodhimin e karburantit

Tekila njihet si pije alkoolike por tani ajo po përdoret si lëndë djegëse e ripërtëritshme për të zëvendësuar prodhimin e karburantit. Kompania e quajtur Carbon Diversion në Amerikës Latine synon të prodhojë lëndë djegëse të ripërtëritshme për të zëvendësuar hidrokarburet e përdorura në furrat industriale dhe kaldajat.

Tekila është pija e njohur meksikane që njihet në mbarë botën. Tani biomasa e mbetur nga bima agave që përdoret për të prodhuar Tekilën po përdoret për të prodhuar karburant. Projekti po ndërmerret nga një kompani e quajtur Carbon Diversion në Amerikës Latine në shtetin perendimor meksikan të Jaliscos.

Kompania është në proçesin e regjistrimin të një propozimi që do ta paraqesë në Konventën e Kornizës për Ndryshimet Klimatike në Kombet e Bashkuara.

Francisco Villasenor drejton projektin. Ai thotë se klientët e tij që përdorin mbetjet e kaktusit agave kursejnë 25 përqind krahasuar me ata që përdorin karburant. Duhet 2 presje 1 kilogramt mbetje agave për të prodhuar 1 litër karburant:

“Kemi shumë nevojë për karburant. Për pronarët e kompanive çmimi i shitjes së këtij produkti është nën konston e përdorimit të hidrokarbureve. Kjo e bën shumë të mirë”, - thotë ai.

Sipas Këshillit Regullator të Tekilës duhen 3 kilogram e gjysëm agave për të prodhuar 1 litër tekila.
Në vitin 2011 industria e Tekilës prodhoi 322 presje 8 milionë mbetje të cilat nuk u shfrytëzuan.

Martin Munoz, drejtori i Qendrës Regullatore të Tekilës thotë:

“Mbetjet e agaves mund të shfrytëzohen nga industria e Tekilës. Nuk është thjeshtë fakti që mbetjet hidhen, ne duhet të kujdesemi për to dhe kjo është një mundësi biznesi”.

Për të prodhuar Tekila, bima e agaves fillimisht piqet dhe pastaj shtypet në mullinj.

Ka disa nisma në shtetin Jalisco – i njohur si vendi i Tekilës për të përdorur mbetjet e agaves dhe vetë Këshilli Regullator i Tekilës po punon për një projekt për të prodhuar lëndë djegëse të ripërtëritshme. Por tani për tani Carbon Diversion është uzina e parë që proceson mbetet e agaves si burim energjie.
Kompania Carbon Diversion ka mbështetjen e Ministrisë së Ambjentit në Jalisco dhe sipas drejtorit të saj Ernesto Narajo, çështjet kryesore në Industrinë e Tekilës janë mbetjet.

“Në vend që të jetë problem ne mund ta transformojmë atë në një shans për përmirësime, pasi ka shumë gjëra që mund të bëhen me këto elementë”, - thotë ai.

Ka gjithsej 159 prodhues të tekilës në Meksikë, shumica e të cilëve janë kompani në pronësi të familjeve të vogla.


XS
SM
MD
LG