Lidhje

Një shqiptar humb jetën nga tërmeti i Italisë


Një kryefamiljar 32-vjeçar shqiptar nga Roskoveci, Erjon Toro, humbi jetën në tërmetin që goditi Italinë qendrore natën mes të martës dhe të mërkurës.

Lajmi u konfirmua nga diplomatët shqiptarë, që po u qëndrojnë pranë shtetasve shqiptarë që jetojnë në Itali.​

Ambasadorja shqiptare në Romë, Anila Bitri, i deklaroi Top Channel nga Amatriçe, se qyteti i goditur më rëndë nga tërmeti, u rrafshua thuajse krejtësisht.

“Kemi një komunitet prej 50 vetësh këtu, kemi 1 jetë të humbur dhe 7 të lënduar, të cilët janë shtruar në Romë dhe qytete të tjera” - tha zonja Bitri.

Banorët e tjerë janë strehuar në tenda dhe ka familje të tjera shqiptare janë strehuar tek fqinjët e tyre. Ambasadorja Bitri vlerësoi lart solidaritetin e italianëve, që ndihmuan shqiptarët në Amatriçe.

Po ashtu, shumë shqiptarë shkuan nga Roma për të ndihmuar italianët; burrat shqiptarë po ndihmojnë në kërkimet e shpëtimit, ndërsa nënat shqiptare po dhurojnë gjak.

XS
SM
MD
LG