Lidhje

Dënohet banori i Teksasit


Berri Bujol, i kthyer në mysliman, mohoi se kishte lidhje me grupe terroriste

Një banor i Teksasit, i kthyer në mysliman, u dënua me 20 vjet burg nën akuza se ishte përpjekur për të ndihmuar al-Kaidën.

Berri Bujol u arrestua nga policia federale në maj të vitit 2010, kur po hipte në një anije në Houston për të udhëtuar në Lindjen e Mesme duke patur me vete dokumente ushtarake dhe materiale të tjera që ai kishte planifikuar t'ia dorëzonte al-Kaidës.

Bujol mohoi se kishte ndonjë lidhje me grupet terroriste. Ai tha se agjentët federalë e ndaluan vetëm sepse dëshironte të udhëtonte në Lindjen e Mesme për të forcuar besimin e tij mysliman.
XS
SM
MD
LG