Lidhje

Një ligjvënës republikan i Teksasit përballë debatit për murin me Meksikën


Propozimi i Presidentit Trump për ngritjen e një muri në kufirin me Meksikën nuk është një debat abstrakt politik për votuesit në Distriktin 23 të Teksasit, të cilët jetojnë shumë pranë kufirit. Ky është njëri prej atyre pak distrikteve që votuan për Hillary Clintonin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, ndërsa votuan njëkohësisht për një republikan për në Kongres. Will Hurd, një ligjvenës Afrikano-Amerikan që përfaqëson një distrikt të banuar nga hispanikë, përballet me një betejë të ashpër në zgjedhjet e 2018 për në Kongres, duke sfiduar partinë e tij, ndërsa nuk mbështet ndërtimin e murit me Meskikën. Ai e ka fokusuar fushatën e tij tek debati i imigracionit.

Tek lokali “Ruby’s BBQ”, këtë ditë të nxehtë vere, votuesit janë të një mendimi me përfaqësuesin e tyre, se Uashingtoni i ngjan një cirku…

Kjo linjë funksionon si për demokratët, edhe për republikanët. … Dhe zoti Hurd ka nevojë për të gjithë ata, pasi i fitoi zgjedhjet e kaluara me vetëm 3 mijë vota më tepër. Por cili shqetësimi i tyre kryesor?

“Ne flasim shumë për sigurinë në kufi dhe njerëzit janë të interesuar të dëgjojnë më tepër lidhur me projektligjin “Smart” dhe idenë për të patur një “mur inteligjent, - thotë zoti Hurd.

Projektligji “SMART” është një përpjekje e zotit Hurd me fokus tek tekonolgjia, për të siguruar kufirin, ndërsa distancohet nga muri i kushtueshëm që ka propozuar udhëheqësi i partisë së tij, Presidenti Trump… duke argumentuar se kanionet dhe liqenet në distriktin e tij krijojnë barriera natyrore.

“Pikërisht për këtë argument, ai nuk votova për të”, thotë përkrahësi i zotit Trump, Lee Weathersbee:

“Vërtetë Will Hurd mendon se Donald Trumpi kujton se mund të ndërtohet një mur nën Liqenin Amistad?”

Distrikti i zotit Hurd është i veçantë. Ai shtrihet nga periferia e San Antonios deri tek ura për në Meksikë, në një territory që është më i madhe se sa 29 shtete amerikane të marra së bashku.

Distrikti i zotit Hurd zë pjesën më të madhe të kufirit SHBA-Meksikë, se sa distriktet e çdo anëtari tjetër të Kongresit dhe në Eagle Pass, ku gardhi aktual kalon përmes fermave, fushave të bejsbollit madje edhe fushave të golfit, muri që do të ndërtojë Presidenti Trump do të kishte një ndikim të madh.

“Nuk mund ta shohim kufirin si një zonë homogjene, apo jo? Çdo milje ka veçoritë e saj, duhet parë ndryshe,”- thotë zoti Hurd.

Por kjo thirrje e zotit Hurd është e vështirë t’i bindë votuesit në Eagle Pass, të cilët ndjehen të kërcënuar nga trafiku ndërkufitar i drogës …

“Kemi vuajtur gjatë gjithë jetës nga ky kërcënim dhe ky na thotë se nuk meritojmë të kemi një mur?...”- thotë një banor.

Ata po ashtu i shqetëson imigracioni i paligjshëm.

“Ai duhet të marrë fund dhe për këtë ne na duhet ndihma juaj”, - thotë kjo votuese.

Të dy këta banorë thonë se megjithatë, ata kanë për të votuar për Will Hurd-in dhe se megjithë mendimet ndryshe lidhur me murin, ata do ta mbajnë atë përgjegjës për sigurinë në kufi.

“Ai më pëlqen shumë, por në se nuk siguron kufijtë, do t’i bëjmë presion, që ta bëjë këtë gjë.”- thotë një votuese.

Pikërisht ky shpirt i pavarur, ka bërë që votuesit të venë në pikëpyetje qëndrimet e zotit Hurd, thotë Pete Gallego ish ligjvenësi demokrat që humbi në zgjedhje ndaj zotit Hurd:

“Ai ju flet kundër murit, por në fakt ai votoi që të jepen fondet për ndërtimin e tij dhe kjo nuk shkon,”- thotë ai.

Aktivistja nga San Antonio, Rosey Abuabara, është një prej votuesve që kanë pikëpyetje.

“Ai organizon mbedhje në bashki, ku shfaqet me vizionin e “Willit dypartiak”, - thotë ajo.

Grupi ku bën pjesë Rozi po punon për ta sfiduar zotin Hurd në zgjedhjet për në Kongres.

“Jemi duke e goditur fort dhe ndoshta shumë republikanëve nuk u përlqen kjo”,thotë ajo.

…Një tregues ky, që votuesit e pavarur në distriktin e 23-të të Teksasit, shumë pranë me kurifirin e Meksikës, mund të ndikojnë tek rezultati i zgjedhjeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG