Lidhje

Thaçi, Kosova nuk ka asnjë mëdyshje për mbështetjen amerikane


Komentet e Presidentit Thaçi rreth letrës së presidentit amerikan Donald Trump
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:49 0:00

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha sot se Kosova nuk ka asnjë mëdyshje për mbështetjen amerikane dhe prania e trupave amerikane siguron paqen dhe qëndrueshmëri në vend.

Komentet e tij pasuan letrën e presidenti amerikan, Donald Trump, drejtuar udhëheqësve të Kongresit mbi vendosjen e trupave amerikane gjithandej nëpër botë, në të cilën thuhet se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë me rreth 640 ushtarë forcave të KFOR-it, të udhëhequra nga NATO-ja në bashkëpunim me autoritetet vendase, partnerët dypalësh dhe institucionet ndërkombëtare për të penguar ripërtëritjen e armiqësive në Kosovë.

“Natyrisht ka qenë një vendim i pritur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës se vetëm me prezencën e trupave amerikane ka paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe në tërë Ballkanin Perëndimor dhe natyrisht të gjithë trupave të NATO-s. Kështu që ne do të jemi shumë të përgjegjshëm si institucione përballë partnerëve tanë ndërkombëtarë në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s edhe në hapat tjerë të mëtutjeshëm që do të marrim, unë kam besim të plotë që administrata amerikane e udhëhequr nga presidenti Trump dhe rolin aktiv, dinamik dhe shumë energjik të ambasadorit Grenell gjërat do të lëvizin drejt një procesi efektiv dhe produktiv, mund të them të dialogut dhe të ndonjë marrëveshje eventuale përfundimtare që sjellë njohjen reciproke të të dy vendeve”, tha ai.

Çështja e pranisë ushtarake amerikane në Kosovë u bë pjesë debatesh në muajin mars, kur senatori amerikan, David Perdue, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të rishqyrtojnë praninë në Kosovë, nëse ajo nuk heq tarifat ndaj Serbisë, një qëndrim që u mbështet nga i dërguari amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe i biri i presidentit Trump.

Debati ishte pjesë e trysnisë amerikane ndaj qeverisë së Kosovës për të hequr pengesat për rifillimin e bisedimeve me Serbinë, të pezulluara që nga vjeshta e vitit 2018. Tashmë Kosova ka hequr të gjitha pengesat për rifillimin e bisedimeve me Serbinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG