Lidhje

Stuhi të forta në Verilindje të SHBA


Koha e keqe përfshiu zonën e nxehtë dhe me lagështi të verilindjes së Shteteve të Bashkuara dje, duke sjellë shira të rrëmbyer, duke ndërprerë energjinë elektrike dhe duke shkaktuar dy tornado në Nju Jork.

Një tornado preku lagjen e Kuinsit dhe një tjetër Bruklinin, duke befasuar kalimtarët që u përpoqën të gjenin strehë sapo e kuptuan se ç’po ndodhte.

Tornadot përmbysën makina, rrëzuan pemë dhe dëmtuan shtëpi. Nuk pati njoftime për plagosje. Stuhia detyroi zyrtarët që të shtynin finalen e tenisit për femra US Open në Nju Jork. Megjithëse tornadot janë të zakonshme në pranverë dhe verë në pjesën qendrore të Amerikës, ato rrallë shihen në Nju Jork.

Stuhi të forta me vetëtima përfshinë rajonin e brigjeve të Atlantikut që nga New England në Karolinën e Veriut. E njëjta valë stuhish goditi pjesën e sipërme qendrore të Shteteve të Bashkuara duke shkaktuar vdekjen e katër vetëve.
XS
SM
MD
LG