Lidhje

Tifozët e ekipit Giants të Nju Jorkut festojnë kupën e futbollit amerikan


Tifozët e ekipit Giants të Nju Jorkut festojnë kupën e futbollit amerikan
Tifozët e ekipit Giants të Nju Jorkut festojnë kupën e futbollit amerikan

Mbrëmë në Shtetet e Bashkuara u zhvillua ndeshja finale e kampionatit të futbollit amerikan, e njohur si "Super Bowl" që konsiderohet si aktiviteti sportiv më i rëndësishëm në vend. Skuadra e New York Giants shënoi në minutën e fundit, duke mundur skuadrën Patriots, të New England-it, 21 me 17 dhe duke fituar kështu finalen e kampionatit.

Në qytetit e Nju Jorkut, tifozët e skuadrës Giants festuan fitoren e rëndësishme të ekipit të tyre. Kjo është kupa e katërt e fituar nga Giants në historinë e tyre, të cilët kanë mundur skuadrën Patriots edhe në finalen e vitit 2008 dhe kanë fituar gjithashtu në vitet 1987 dhe 1991.

Lojtari kryesor i skuadrës, Eli Manning, në vitin 2008 u shpall edhe lojtari më i mirë i finales. Gjatë sezonit të këtij viti, ekipi Giants u ndodh në një moment vështirësie, por ata arritën të fitonin gjashtë ndeshjet e tyre të fundit të kampionatit. Humbja e fundit e skuadrës Giants ishte kundër ekipit Redskins të Uashingtonit, në datë 18 dhjetor.

XS
SM
MD
LG