Lidhje

Sekretari i Shtetit Tillerson dënon gjuhën e urrejtjes


Sekretari i Shtetit Tillerson dënoi gjuhën e urrejtjes dhe fanatizmin si diçka që bie ndesh me vlerat mbi të cilat është themeluar Amerika.

Në komentet që bëri sot mbi racën dhe larminë etnike, zoti Tillerson e quajti racizmin “një e keqe”. Këto janë komentet më të zgjeruara për racizmin që bën Sekretari Tillerson që nga dhuna e fundjavës së kaluar në Charlottesville të Virxhinias.

Ai tha se liria e fjalës është e shenjtë, por që ata që nxisin urrejtjen helmojnë debatin publik dhe dëmtojnë vendin, të cilin ata pretendojnë se e duan.

Duke folur përpara praktikantëve dhe të rinjve nga pakicat që punojnë në Departamentin e Shtetit, zoti Tillerson u angazhua për një personel më të larmishëm në rangjet e larta diplomatike, që në shumicën dërrmuese përbëhet nga të bardhë.

Ai u përpoq gjithashtu të zbuste shqetësimet për shkurtimin e programeve që synojnë pranimin e pjestarëve të pakicave në Departamentin e Shtetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG