Lidhje

Tiranë: Konferenca për Skënderbeun


Shqipëria e ka shpallur këtë vit si vitin e heroit kombëtar Skënderbeut. Studiues dhe historianë po zhvillojnë konferenca shkencore mbi ato ngjarje historike në fillimet e shtetit shqiptar.

Tiranë: Konferenca për Skënderbeun
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:00 0:00

Akademikë, shkrimtarë e historianë nga Shqipëria, Kosova e Europa u mblodhën në Tiranë nga Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve në një sesion shkencor kushtua heroit kombëtar Gjergj Kastriotit, Skënderbeu.

Shqipëria e ka shpallur 2018 si viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, sepse përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar.

Drejtori i Institutit të Historisë Beqir Meta, thotë se shteti i sotëm shqiptar duhet të përkushtohet studimeve më të thelluara për Gjergj Kastriotin dhe shtetin e tij, kur u shënuan tiparet e para etnike, kombëtare të shqiptarëve. “Në këtë fushë mungesat janë ende të mëdha”, - tha ai.

Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve ftoi në tubim edhe ish-ambasadorin e Shqipërisë në Britani, Mal Berisha, i cili sapo ka përkthyer librin e Beniamin D’Izrael “The Rise of Skenderbe” - “Naltësimi i Iskanderit”.

“Figura e Gjergj Kastriotit frymëzoi Rilindjen shqiptare për të rikthyer identitetin e popullit shqiptar, i cili po shkatërrohej për shkak të bjerrjes masive të numrit të popullsisë dhe shtypjes otomane duke na ndaluar gjuhën, shkollat, si dhe zhvillimin fetar, etnik e kulturor shqiptar” - tha ai.

Organizatori i Besëlidhjes së Madhe të Lezhës dhe themeluesi i shtetit të parë të shqiptarëve, gjenerali ushtarak Gjergj Kastrioti, Skënderbeu jetoi rreth 65 vjec gjatë shekullit të XV dhe ndërroi jetë 550 vjet më parë në janar 1468 pas një lufte heroike me ushtritë otomane prej dy dekadash.

Pas vdekjes së tij, perandoria osmane e mbajti të pushtuar e të pazhvilluar Shqipërinë për afro 450 vjet deri në nëntor 1912.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG