Lidhje

Dita e Fëmijëve dhe të drejtat e tyre


OSBE ka shprehur shqetësim për të drejtat e fëmijëve.

Kryeqyteti shqiptar u përfshi nga një atmosferë e veçantë festive me rastin e 1 qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve. Tirana ka tashmë një traditë në organizimin të festave për fëmijët. Dhjetëra e mijëra fëmijë, nxënës shkollash me mësuesit dhe prindërit morën pjesë në mjediset e lojërave dhe koncerteve të organizuar enkas për ta nga bashkia e Tiranës.

Fëmijët kënduan këngë dhe morën pjesë në valle folklorike, duke shtuar më tej gëzimin dhe atmosferën festive në rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës. Me grupet e fëmijëve në festë mori pjesë edhe kryeministri Sali Berisha. Ai u angazhua për më shumë kujdes shtetëror ndaj fëmijëve në nevojë.



Rreth 56 mijë fëmijë të vegjël mësuan sivjet në klasat e para. Mbi 650 mijë nxënës ndjekin studimet në një mijë e 749 shkolla, por edhe braktisja e mësimit nuk është e vogël, e mendohet se është rreth 5 për qind. Përfaqësues të OSBE kanë shprehur shqetësim se të drejtat e fëmijëve shkelen po ashtu si të drejtat e njeriut në Shqipëri. Shkeljet më të përhapura janë punësimi i fëmijëve, dhuna ndaj tyre në famije e shoqëri, braktisja e shkollës dhe lypsaria.
XS
SM
MD
LG