Lidhje

Tirana hap sheshin Skënderbej për trafikun e automjeteve


Tirana hap sheshin Skënderbej për trafikun e automjeteve
Tirana hap sheshin Skënderbej për trafikun e automjeteve

Bashkia e Tiranës publikoi sot një projekt të ndryshuar për sheshin Skënderbej, sipas të cilit brenda disa javësh aty do të lejohen që të qarkullojnë automjetet. Një zyrtar i bashkisë së kryeqytetit deklaroi se po punohet me ritme të larta “për rehabilitimin e sheshit Skënderbej në akset për qarkullimin e automjeteve”. Drejtori i këtij sektori në bashki, Taulant Zeneli tha se sheshi do të hapet për automjetet “për të shfryrë trafikun e rënduar që vuan aktualisht kryeqyteti, i cili është bërë burim i vazhdueshëm stresi për qytetarët dhe për ndotjen e mjedisit”.

Krahas sipërfaqes së gjelbër ekzistuese, projekti i ekspozuar sot parashikonte një lulishte tjetër në vend të shatrivanit të mëparshëm, dhe rrugë këmbësore para monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti. Zoti Zeneli tha se “këto të tanishmet janë vetëm disa ndërhyrje emergjente, sepse zgjidhja afatgjatë do të bazohet tek rishikimi i planit urbanistik, për të cilin do të merret mendimet e qytetarëve dhe specialistëve”.

Qeveria edhe më parë kishte deklaruar se punimet masive që nisi ish-bashkiaku socialist Edi Rama po bëheshin vetëm për efekte të fushatës elektorale dhe pa ndonjë plan të detajuar teknik mbi pasojat që ato kishin në trafik. Projekti i mëparshëm parashikonte ndalimin e plotë të trafikut në sheshin “Skënderbej” dhe ndërtim objektesh të tjera në të. Pas mbikalimit tek Zogu i Zi, ky është projekti i dytë i madh i bashkiakëve socialistë që tjetërsohet nga qeveritarët dhe bashkiakët demokratë.

XS
SM
MD
LG