Lidhje

Protestë në Tiranë kundër ndërtimit të hidrocentraleve


Tiranë, protestë kundër ndërtimit të hidrocentraleve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:08 0:00

Në Tiranë, organizata Eco-Albania dhe shoqata të tjera pro-mjedisit zhvilluan sot një tjetër protestë kundër dhjetëra hidrocentraleve të vegjël, që po ndërtohen në gjithë Shqipërinë.

Ekspertët dhe vullnetarët nga komunitetet e prekura nga këto nisma pohojnë se HEC-et e vogla janë jo-fitimprurëse, por shkaktojnë dëme massive dhe të pakorrigjueshme mbi natyrën shqiptare.

Mbi 500 leje për ndërtim hidrocentralesh të vogla në të gjithë burimet ujore të Shqipërisë kanë ngritur në protesta bashkësitë e prekura të banorëve nga veriu në jug.

Protesta e sotme përballë kryeministrisë bashkoi shoqata të larmishme banorësh anembanë vendit për të protestuar kundër shkatërrimit të pasurive natyrore.

Protesta kundër ndërtimit të hidrocentraleve para kryeministrisë bashkoi shumë prej atyre që hidrocentralet e planifikuar të ndërtohen në lumenjtë shqiptarë u prekin jetën bashkë me zonat e mbrojtura, natyrën e egër, burimet ujore dhe zonat e banuara.

Ata rrezikojnë të humbin shtëpitë e tyre, tokat bujqësore, ujin e pijshëm, furnizimin me ujë për vaditje dhe peizazhine trashëguar ndër breza.

Megjithë ndikimin e madh në jetën e tyre, komunitetet më të prekura nuk janë të informuar për projektet e hidrocentraleve të planifikuara në oborret e tyre, aq më pak të konsultuar.

Ndaj ata po përpiqen me vendosmëri të mbrojnë lumenjtë e tyre.

Protestuesit kërkojnë rishikimin dhe anullimin e lejeve ndërtimore për diga për lumenj, të cilat janë diga kundër jetës së tyre, bujqësisë dhe natyrës shqiptare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG