Lidhje

Topi kthen mbrapsht ndryshimet e propozuara për ligjin e kthimit të pronave


Topi kthen mbrapsht ndryshimet e propozuara për ligjin e kthimit të pronave
Topi kthen mbrapsht ndryshimet e propozuara për ligjin e kthimit të pronave

Presidenti Bamir Topi i ktheu sot mbrapsht parlamentit ndryshimet e propozuara për ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave duke e konsideruar atë në kundërshtim me kushtetutën, me vendimet e gjykatës kushtetuese si dhe me jurisprudencën e gjykatës europiane të të drejtave të njeriut. Këto ndryshime u propozuan nga ish ministri demokrat i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, menjëherë pasi gjykata kushtetuese rrëzoi në muajin maj ndërhyjet ligjore të qeverisë. Në motivimin e tij presidenti Bamir Topi vlerëson se rregullimet e bëra në projekt-ligjin e ri janë në thelb të njejta me ato të ligjit të shfuqizuar nga gjykata kushtetuese.

XS
SM
MD
LG