Lidhje

Tornadot lenë pas shkatërrime dhe viktima


Banorët Alabamës, Arkansasit dhe Mississippt u zgjuan sot pas dy ditë me tornado, që rrafshuan shtëpitë dhe bizneset dhe lanë të paktën 21 të vrarë.

Dhjetra mijëra banorë mbetën dje pa energji elektrike në zonën qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara. Punonjësit e emergjencës ivazhduan mbrëmë kërkimet për të mbijetuar, edhe pse sistemi i motit të ashpër rrezikonte të sillte më tepër tornado gjatë natës në Alabama.

Tornado goditi dje Tupelon e Mississippit, duke dëmtuar qindra shtëpi, duke rrëzuar linjat e elektrikut dhe pemët. Pastaj stuhia goditi qytetin Athens, në Alabama, ku vrau dy persona.

Të dielën, zonat rreth qytetit Litëll Rok të Arkansasit u dëmtuan rëndë nga stuhitë e fuqishme. Zyrtarët në shtetin jugor thonë se tornadot atje shkaktuan 15 të vrarë.
Presidenti Barak Obama shprehu ngushëllimet për viktimat dje gjatë një vizite në Filipine. Ai tha se qeveria do t’i ndihmojë njerëzit e prekur nga stuhitë që të rimëkëmben dhe të rindërtojnë shtëpitë e tyre.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për stuhi të fuqishme të shoqëruara me tornado në shtetet e Luizianës, Alabamës, Misisipit dhe Tenesisë.
XS
SM
MD
LG