Lidhje

Zbulohet një tjetër tunel për trafikun e drogës në kufirin SHBA-Meksikë


Zyrtarë të ushtrisë thanë se tuneli fillon nën lavamanin e një tualeti brenda një magazine në Tijuana

Ushtria meksikane ka zbuluar një tjetër tunel për kontrabandën e drogës në kufirin Amerikë-Meksikë.

Zyrtarë të ushtrisë thanë se tuneli fillon nën lavamanin e një tualeti brenda një magazine në Tijuana, por ishte i papërfunduar dhe nuk kishte dalje në qytetin amerikan të San Diegos.

Tuneli i kontrabandës, i cili u zbulua të mërkurën, ishte i pajisur me ndriçim dhe sisteme ventilimi.

Zyrtarët thonë se tuneli është rreth 10 metra nën sipërfaqen e tokës, një metër i gjerë, gati dy metra i lartë dhe 150 metra i gjatë.

Tuneli kishte qenë nën vëzhgimin e autoriteteve amerikane prej tre muajsh.
XS
SM
MD
LG