Lidhje

Tre të arrestuar në veri të Kosovës për krim të organizuar


Tre të arrestuar në veri të Kosovës për krim të organizuar
Tre të arrestuar në veri të Kosovës për krim të organizuar

Në Kosovë, autoritetet ndërkombëtare të sigurisë, thanë se pjesëtarët e policisë së Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit të mbështetur nga forcat paqeruajtëse të KFOR-it, kanë arrestuar tre persona në veriun e Kosovës, nën dyshimet për përfshirje në veprimtari kriminale.

Arrestimet janë bërë gjatë një operacioni kundër krimit të organizuar në komunën e Zubin Potokut, një nga tri komunat më veriore të banuara e shumicë serbe. Gjatë operacionit janë kryer bastisje në katër shtëpi dhe në një kompani afariste.

Autoritete thanë se të arrestuarit dyshohen për përfshirje në trafikim mallrash, shmangie taksash, evazion fiskal dhe krim të organizuar.

Arrestimet kanë nxitur reagimin e drejtuesve politik lokal serb të cilët thanë se EULEX-i ka ndërhyrë në familjet e personave që merren me tregti të naftës dhe të cilët, thonë ata, nuk i paguajnë taksa Kosovës së pavarur, të cilën komuniteti serb nuk e njeh.

XS
SM
MD
LG