Lidhje

Tre të arrestuar në veriun e Mitrovicës


Tre të arrestuar në veriun e Mitrovicës
Tre të arrestuar në veriun e Mitrovicës

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar tre pjesëtarë të komunitetit serb në veriun e Mitrovicës nën dyshimin për përfshirje në sulme me motive etnike.

Tre të arrestuarit e moshave 16, 20 dhe 21 vjeç, janë të dyshuar për organizim dhe pjesëmarrjen në sulmin fizik ndaj tre të rinjve të përkatësisë kombëtare shqiptare në atë pjesë të vendit.

Një 14 vjeçar i përkatësisë etnike shqiptare ka pësuar plagë gjatë një sulmi fizik të një grup të rinjsh serb në atë zonë.

Veriu i Mitrovicës i banuar me shumicë serbe, vazhdon të jetë i ngarkuar me tensione politike dhe skenë e ndarjeve të thella etnike në Kosovë.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG