Lidhje

Javën e ardhshme bisedime SHBA – Kinë për tregtinë


Kina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime në nivel zëvendësministrash për çështjet tregtare. Takimet do të mbahen në Pekin ditën e hënë dhe të martë, ndërsa ndaj të dyja vendeve është shtuar presioni për t’i dhënë fund luftës tregtare që po dëmton dy ekonomitë më të mëdha të botës dhe po trondit tregjet financiare globale.

Gjatë pjesës më të madhe të vitit të kaluar, lufta tregtare ka ndërprerë qarkullimin e mallrave me vlerë prej qindra miliardë dollarësh. Të dhënat zyrtare të kësaj jave tregojnë se aktiviteti prodhues u ngadalësua në të dyja vendet dhe kompani si Apple dhe Cargill Inc. deklaruan se lufta tregtare dëmtoi fitimet e tyre.

Në një deklaratë të ministrisë kineze për tregtinë thuhet se ekipi amerikan i udhëhequr nga Zëvendës Përfaqësuesi për Tregtinë Jeffrey Gerrish do të mbërrijë në Kinë për të patur “diskutime pozitive dhe konstruktive” me homologët kinezë.

Në një deklaratë të veçantë sot, zyra e Përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara për Tregtinë njoftoi se pjesë e delegacionit do të jenë edhe nënsekretarët e Departmenteve të Bujqësisë, Tregtisë, Energjisë dhe Thesarit, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga këto agjensi dhe nga Shtëpia e Bardhë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG