Lidhje

Tregtia me Kinën. SHBA: Mbetet shumë për t’u bërë


Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha se "mbetet shumë punë për t’u bërë" në bisedimet tregtare me Kinën dhe se zyrtarët e të dy vendeve do të jenë në kontakt të vazhdueshëm për të zgjidhur çështjet e mbetura.

Shtëpia e Bardhë e bëri deklaratën të premten, pas tre ditë bisedimesh në Uashington.

Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer dhe Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin u takuan me delegacionin kinez të kryesuar nga zëvendëskryeministri kinez Liu He.

Kina dhe SHBA po punojnë për t'i dhënë fund një mosmarrëveshjeje që ka tronditur tregjet financiare dhe ka hedhur një hije të zymtë mbi parashikimet për ekonominë botërore.

Zonja Sanders tha se temat e diskutuara në bisedime përfshinin mbrojtjen e pronësisë intelektuale, barrierat jotarifore në tregti dhe bujqësi si dhe masat për zbatimin e marrëveshjeve.

Ajo tha se negociatat ishin "produktive" dhe se dy palët bënë përparim në "shumë prej çështjeve kyçe".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG