Lidhje

Në prag të turneut aziatik të Presidetit Trump


Presidenti amerikan Donald Trump pritet të niset në 3 nëntor për një turne në Azi në një përpjekje për të konsoliduar më tej presionin ndërkombëtar mbi Korenë e Veriut që ky vend të heqë dorë nga programi bërthamor.

Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka konfirmuar nëse zoti Trump, sikurse paraardhësit e tij, do të shkojë në Zonën e Çmilitarizuar të Koresë, aty ky ndahet jugu me pjesën veriore të gadishullit korean.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kinës të shtojë presionin ndaj Koresë së Veriut si partneri kryesor tregtar i Phenianit. Zyrtarëve amerikanë thonë se ndërsa vlerësojnë qëndrimin e Kinës, që sipas tyre po ushtron "presion të paprecedentë" ndaj Koresë së Veriut, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se Pekini mund të bëjë edhe më shumë.

Udhëtimi 12 ditor i zotit Trump në rajonin e Azi-Paqësorit do të jetë më i gjati deri më tani i presidencës së tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG