Lidhje

Presidenti Trump optimist për bisedimet me Kinën


Presidenti Donald Trump vuri theksin të hënën tek “marrëdhënia shumë e fortë personale” me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, duke deklaruar se marrëveshja e re tregtare SHBA-Kinë do t’u jepte menjëherë mundësi fermerëve amerikanë të shisnin më shumë produkte në tregun kinez.

Tregjet e aksioneve në Azi e Evropë reaguan me rritje të ndjeshme pasi zoti Trump dhe zoti Xi, udhëheqës të dy ekonomive më të mëdha të botës, ranë dakord të shtunën në Argjentinë të mos vendosnin tarifa të ndërsjellta për 90 ditë, ndërkohë që negociohet një marrëveshje tregare.

People stand by an electronic stock board of a securities firm in Tokyo, Monday, Dec. 3, 2018. Shares are advancing in Asia following the meeting between Presidents Donald Trump and Xi Jinping.
People stand by an electronic stock board of a securities firm in Tokyo, Monday, Dec. 3, 2018. Shares are advancing in Asia following the meeting between Presidents Donald Trump and Xi Jinping.

Bursa shënoi rritje edhe në Nju Jork, duke rregjistruar ngritje mbi 1.5% të disa aksioneve kryesore.

“Takimi që zhvillova në Argjentinë me Presidentin e Kinës, Xi, ishte i jashtëzakonshëm. Marrëdhëniet me Kinën kanë hedhur një hap të madh përpara! Do të ndodhin gjëra shumë të mira,” komentoi Presidenti Trump në Twitter.

Shtetet e Bashkuara kishin një deficit tregtar prej $335.4 miliardë dollarësh me Kinën në 2017. “Ne po negociojmë fuqishëm, por edhe Kina do të përfitojë shumë nga arritja e kësaj marrëveshjeje. Do të jetë një fushë e barabartë konkurrence,” thotë Presidenti Trump.

Presidenti Trump tha se fermerët amerikanë "do të përfitojnë Menjëherë dhe Masivisht nga marrëveshja me Kinën. Kinezët kanë në plan të fillojnë të blejnë produkte bujqësore menjëherë. Ne prodhojmë produktet më të mira e më të pasta në Botë dhe këtë do Kina. Fermerë, JU DUA FORT!"

Të dielën, Presidenti Trump postoi në Twitter se “Kina ka rënë dakord të kufizojë dhe heqë tarifa mbi makinat që eksportojnë SHBA në Kinë. Aktualisht tarifa është 40%”.

Të hënën, ministria kineze e punëve të jashtme tha se presidentët e dy vendeve kanë rënë dakord të punojnë drejt heqjes së tarifave.

WATCH: Trump-Xi Dinner in Argentina Leads to Trade War Truce

Trump-Xi Dinner in Argentina Leads to Trade War Truce
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:05 0:00

Zoti Trump tha se ai dhe presidenti kinez “janë të vetmit njerëz që mund të realizojnë ndryshime masive pozitive mbi tregtinë, por jo vetëm, në mes të këtyre dy vendeve të mëdha. Një zgjidhje e problemit koreano-verior do të jetë një gjë e madhe për Kinën dhe të Gjithë!”

Në tubimet që organizon presidenti, si dhe në konferenca për shtyp, ai shpesh lavdërohet me rritjen në shpenzimet ushtarake amerikane gjatë dy viteve të para të mandatit.

Por ai ka komentuar në Twitter se “në një të ardhme,” Xi, Presidenti rus, Putin dhe vetë zoti Trump “do të bisedojmë për një ndalim kuptimplotë të asaj që është shndërruar në një Garë të pakontrolluar, masive Armatimesh. SHBA shpenzoi 716 miliardë dollar këtë vit. Çmenduri!"

Pezullimi 90 ditor për tarifat në këtë luftë tregtare mes dy vendeve u arrit gjatë një takimi që dy presidentët zhvilluan pas Samitit të G20-shes në Buenos Aires. Prej muajsh, dy vendet janë mbërthyer në një rritje të ndërsjelltë tarifash mbi një mori mallrash që shkëmbehen mes tyre.

Në komentet për gazetarët pas nisjes së avionit presidencial nga Buenos Aires, Presidenti Trump tha se marrëveshja me Presidentin Xi do të hyjë në histori si “një nga marrëveshjet më të mëdha të arritura ndonjëherë. Ajo do të ketë një ndikim shumë pozitiv për fermerët, bujqësinë, prodhimet industriale, kompiuterat… për çdo lloj produkti”.

Zoti Trump pohoi se tarifat do të mbeten në 10% për importe nga Kina me vlerë 200 miliardë dollarë, të cilat pritej të rriteshin në 25%.

Dy udhëheqësit gjithashtu ranë dakord të fillojnë menjëherë negociatat mbi ndryshime strukturore lidhur me transferimet teknologjike, mbrojtjen e pronës intelektuale, pengesat e tjera përveç tarifave, ndërhyrjet kibernetike, shërbimet dhe bujqësinë, siç njoftohet përmes një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

“Nëse marrëveshja tregtare nuk finalizohet brenda 90 ditësh, tarifat prej 10% do të shkojnë në 25%,” thuhej në deklaratë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG