Lidhje

Trump: Do të vendosim sanksione ndaj Francës


Presidenti Donald Trump tha të premten se Shtetet e Bashkuara do të vendosin shumë shpejt sanksione të mëdha ndaj Francën në “një akt reciprociteti", nisur nga njoftimi i Parisit për vendosjen e një takse ndaj kompanive amerikane të teknologjisë.

"Nëse do të kishte një vend që mund t’i taksonte këto kompani, ky do të ishte vendi i tyre, SHBA-ja”, tha zoti Trump. “Do të njoftojmë së shpejti një masë të konsiderueshme reciproke lidhur me marrëzinë e zotit Macron", shkruante më tej në një postim në twitter zoti Trump, duke iu referuar Presidentit francez Emmanuel Macron.

"Gjithmonë kam thënë se vera amerikane është më e mirë se vera franceze!", shkruante ai.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, javën e kaluar zoti Trump i kishte shprehur zotit Macron shqetësimin e tij lidhur me taksën e propozuar mbi shërbimin dixhital.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere tha se Uashingtoni "është jashtëzakonisht i zhgënjyer nga vendimi i Francës për të miratuar një taksë mbi shërbimet dixhitale, në kurriz të kompanive dhe punëtorëve amerikanë”.

Masa e njëanshme e Francës duket se synon kompanitë amerikane të inovacionit që ofrojnë shërbime në sektorë të veçantë të ekonomisë.

Presidenti Trump ka urdhëruar kryerjen e një hetimi mbi taksën e planifikuar. Muajin e kaluar zyra e përfaqësuesit amerikan për Tregtinë njoftoi se do të zhvillojë një seancë dëgjimore në 19 gusht lidhur me hetimin që po kryen. Situata mund të çojë në vendosjen e tarifave të reja apo kufizimeve të tjera tregtare nga ana e SHBA-së.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG