Lidhje

Presidenti Trump përshëndet pushimin e agjentit të FBI


Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka pushuar nga puna agjentin Peter Strzok, i cili u bë objekt reagimesh të forta, plot revoltim të republikanëve lidhur me SMS-të që kishte dërguar agjenti, ku kritikonte Presidentin Trump. Njoftimin e bëri avokati i zotit Strzok të hënën.

Agjenti ka qenë një figurë qendrore në fazat e para të hetimeve të FBI-së mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-tës, deri kur u zbuluan mesazhet anti-Trump që po shkëmbente ai me të dashurën, një juriste që punonte për FBI-në, Lisa Page.

Në një prej SMS-ve, agjenti Strzok betohet se nuk do të lejojë që Donald Trumpi të fitojë zgjedhjet, megjithëse nuk janë zbuluar dëshmi se ai dhe e dashura e tij, Page, kanë lejuar që bindjet e tyre të ndikojnë tek hetimet. Më parë, Strzok kishte qenë i përfshirë në hetimet lidhur me përdorimin e serverit privat të emailit nga rivalja e zotit Trump, Hillary Clinton.

Presidenti Trump përshëndeti pushimin nga puna të agjentit Peter Strzok.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1029036065158557701

Zoti Trump shkruan se “lista e abuzuesve” në FBI dhe Departamentin e Drejtësisë “zgjatet e zgjatet.” Ai tha se “bazuar në fakte” Strzok më parë kishte luajtur rol të rëndësishëm në hetimet e Prokurorit Special, Mueller lidhur me ndërhyrjet ruse në zgjedhje, duke shtuar se i gjithë procesi “është plotësisht i sajuar. Nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë. Nuk ka pasur pengim të drejtësisë!”

Zyra e FBI-së që merret me disiplinimin e punonjësve që janë kapur në shkelje, kishte rekomanduar uljen në grade dhe pezullimin 60 ditësh të agjentit Strzok për SMS-të kundër Trumpit, por Drejtori i FBI-së, David Bowdich urdhëroi pushimin e tij të premten.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG