Lidhje

Trump: ‘Nuk di asgjë për WikiLeaks’; SHBA kërkon ekstradimin


WikiLeaks founder Julian Assange arrives at the Westminster Magistrates Court, after he was arrested in London, Britain, April 11, 2019.
WikiLeaks founder Julian Assange arrives at the Westminster Magistrates Court, after he was arrested in London, Britain, April 11, 2019.

Presidenti Donald Trump tha të enjten se nuk ka njohuri për faqen e internetit WikiLeaks, pasi themeluesi i faqes së informatorit, Julian Assange, u arrestua në Britani.

Shtetasi australian 47-vjeçar kishte jetuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012, por u nxorr të enjten dhe u arrestua nga policia britanike.

Ekuadori tha se Assange kishte thyer konventat e azilit, duke vazhduar të ndërhyjë në çështjet e vendeve të tjera nëpërmjet publikimit të informacionit konfidencial.

Trump Denies Knowledge of WikiLeaks, as US Requests Assange Extradition
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:21 0:00

Presidenti Trump u pyet nga gazetarët për arrestimin të enjten.

"Nuk di asgjë për WikiLeaks. Nuk jam i interesuar", tha zotiTrump. "E di se ka diçka që po bëhet me Julian Assange, dhe kam parë atë që ndodhi me të. Kjo do të vendosej, do të imagjinoja, kryesisht nga Prokurori i Përgjithshëm, i cili po bën një punë të shkëlqyer. Pra, ai do ta marrë vendimin".

Gjatë fushatës së vitit 2016, yoti Trump iu referua vazhdimisht faqes WikiLeaks pasi botoi email-a të hakeruara nga Komiteti Kombëtar i Demokratëve. Në një tubim në Pensilvani dikur ai deklaroi: "WikiLeaks! E dua shumë WikiLeaks".

Në vitin 2010, WikiLeaks publikoi më shumë se 700,000 dokumenteve, video, komunikime kabllore diplomatike si dhe të luftës në Iran dhe Afganistan, të marra nga ish analistja e ushrisë amerikane Chelsea Manning, e njohur më parë si Bradley Manning. Ata publikuan hollësi mbi viktimat civile, së bashku me detajet për terroristët e dyshuar të mbajtur në burgun e Guantanamos në Kubë.

Manning u ndoq penalisht në bazë të Aktit të Spiunazhit dhe u burgos në vitin 2010. Ajo u lirua në vitin 2017, por u burgos përsëri në mars 2019 për shkak të refuzimit për të dëshmuar para një jurie të madhe që po heton WikiLeaks.

FILE - WikiLeaks founder Julian Assange is seen on the balcony of the Ecuadorian Embassy in London, Britain, May 19, 2017.
FILE - WikiLeaks founder Julian Assange is seen on the balcony of the Ecuadorian Embassy in London, Britain, May 19, 2017.

Azili në ambasadë

Assange kërkoi azil në Ambasadën e Ekuadorit pasi u ndesh me akuza për përdhunim në Suedi, të cilat që nga ajo kohë janë rrëzuar. Ai parashikoi atëherë se do të përballej me ekstradimin në Shtetet e Bashkuara.

"Ndërsa WikiLeaks qëndron nën kërcënim, të njëjtin fat kanë edhe liria e shprehjes dhe shëndeti i të gjitha shoqërive tona", tha zoti Assange përpara një turme mbështetësish nga ballkoni i ambasadës.

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë zotin Assange për konspiracion me Manning për marrjen e informatave të klasifikuara në kompjuterët e Departamentit të Mbrojtjes dhe kanë kërkuar ekstradimin e tij nga Britania.

Liria e Shtypit

Liria e shtypit mbrohet me Amendamentin e Parë të Kushtetutës Amerikane, kështu që akuzat e sakta kundër Assange do të jenë kyçe, thotë analistja e çështjeve ligjore Caroline Mala Corbin në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Majamit.

"Nëse shkel ligjin kur grumbullon informacione, kjo nuk mbrohet nga klauzola e fjalës së lirë. Nëse, megjithatë, publikon informacione - edhe nëse dikush tjetër e ka siguruar ilegalisht - klauzola e fjalës së lirë hyn në lojë, pra të mbron" i tha ajo Zërit të Amerikës.

Kristinn Hrafnsson, editor in chief of Wikileaks, and barrister Jennifer Robinson talk to the media outside the Westminster Magistrates Court after WikiLeaks founder Julian Assange was arrested in London, April 11, 2019.
Kristinn Hrafnsson, editor in chief of Wikileaks, and barrister Jennifer Robinson talk to the media outside the Westminster Magistrates Court after WikiLeaks founder Julian Assange was arrested in London, April 11, 2019.

Mbështetësi i zotit Assange dhe një aktivist i shquar i të drejtave të njeriut, Peter Tatchell thotë se Assange duhet t'i jepen të drejtat e gazetarëve të tjerë.

"Ky veprim tregon për standarde të dyfishta, dhe mban erën e një hakmarrjeje kundër WikiLeaks dhe kundër Julian Assange," tha ai.

Gjykatësit britanikë tani do të vendosin nëse do të përmbushin kërkesën e Shteteve të Bashkuara për ekstradim.

Geoffrey Robertson, një avokat që ka përfaqësuar Assange në të kaluarën, tha se ai mund të përballet me 40 vjet burg nëse ekstradohet në Shtetet e Bashkuara.

"Kam besim në sistemin gjyqësor britanik dhe mendoj se ai do të argumentojë se kjo është një shkelje e të drejtës së tij për lirinë e fjalës", tha zoti Robertson.

Assange së pari do të përballet me dënimin për mos dorëzimin tek autoritetet për akuzat për sulme seksuale në vitin 2012.

Ndërkohë, një nga gratë suedeze që akuzoi Assange-in për përdhunim ka kërkuar që rasti të rihapet, duke e komplikuar më tej çështjen ligjore kundër tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG