Lidhje

Bashkëshortja e Trump Jr. dorëzon kërkesën për divorc


Bashkëshortja e djalit të Presidentit Trump, Donald Trump Jr. dorëzoi dje kërkesën për divorc, nën klasifikimin “divorc i pakontestueshëm”.

Kërkesa për divorc e Vanessa Trumpit në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut nuk është një dokument që mund të shihet nga publiku.

Çifti Trump, që të dy 40-vjeçarë, bënë një deklaratë të përbashkët përmes “Organizatës Trump”, ku thuhej: “Pas 12 vjet martese, ne vendosëm të ndahemi. Ne kemi një respekt shumë të madh për njëri tjetrin dhe familjet tona. Kemi bashkë 5 fëmijë të mrekullueshëm, të cilët janë përparësia jonë”. Çifti kërkonte që t’i respektohet privatësia.

Djali i madh i Presidentit Trump dhe bashkëshortja e tij Vanessa Haydon, e cila ka qenë modele, u martuan në vitin 2005 në pronën e zotit Trump, Mar-a-Lago, në Florida.

Kohët e fundit, Trump Jr. ka qenë një figurë qëndrore në hetimin që po zhvillohet lidhur me mundësinë e një marrëveshjeje të fshehtë mes fushatës së zotit Trump dhe Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës. Presidenti e ka mohuar një bashkëpunim të tillë.

Trump Jr. u përpoq për realizimin e një takimi në vitin 2016 në Kullën Trump, ku përfshihej një juriste ruse, e cila thonte se kishte informacione të dëmshme për kandidaten presidenciale Hillary Clinton.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG