Lidhje

Trump dhe rivendosja e komunikimit mes Koreve


Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se ishte ai autori i planit për rifilluar të bisedimet mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut. Ai shkroi në twitter se shtysa vinte për shkak të udhëheqjes së tij "të fortë" e "të qëndrueshme".

Sipas presidentit amerikan bisedimet janë një gjë e mirë.

Të mërkurën, të dy vendet rihapën një linjë ndërkufitare komunikimi, që ishte mbyllur që në viti 2016, kjo pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, tha se do të dërgonte një ekip në Lojrat Olimpike Dimërore që mbahen muajin e ardhshëm në Korenë e Jugut. Sipas Associated Press, Koreja e Jugut konfirmoi se zyrtarë nga të dy vendet biseduan për rreth 20 minuta.

Seuli iu përgjigj ofertës së udhëheqësit koreano- verior duke propozuar bisedime të nivelit të lartë të martën e javës që vjen për të diskutuar çështje me interes të përbashkët, përfshirë pjesëmarrjen e mundshme të Veriut në Lojrat Olimpike Dimërore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG