Lidhje

Trump kërcënon me mbylljen e qeverisë, në se Kongresi nuk miraton Murin e Meksikës


Presidenti Donald Trump sot kërcënoi se do ta mbyllë qeverinë, në se Kongresi nuk miraton financimin për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën, me synimin për të penguar imigracionin e paligjshëm.

Udhëheqësi amerikan tha se “demokratët e opozitës duhet t’i japin votat e nevojshme për sigurinë në kufi, ku përfshihet Muri!” dhe për ndryshime të tjera të politikës së imigracionit.

Por ligjvënësit republikanë kanë qenë të ndarë për ndryshimin e politikave të imigracionit, duke i hedhur poshtë dy herë javët e fundit propozimet e presidentit për këtë çështje, sikurse edhe opozita e unifikuar demokrate.

Në një koment në Twitter, Trump bënte thirrje që Shtetet e Bashkuara “më në fund të kenë një sistem imigracioni mbi bazën e meritave. Duhet që në vendin tonë të hyjnë njerëz të mirë”, shkruante në twittin e tij të së dielës Presidenti.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1023557246628900864

Ndërtimi i Murit ndarës me Meksikën ka qenë një premtim i fushatës së zgjedhjeve presidenciale të zotit Trump. Muri kushton 20 miliardë dollarë, por Kongresi deri tani ka miratuar vetëm 1,5 miliardë dollarë për sigurinë në kufi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG