Lidhje

Presidenti Trump viziton Pentagonin për të shprehur mbështetjen për ushtrinë


Presidenti Donald Trump kritikoi Kongresin për mënyrën lidhur me buxhetin dhe paralajmëroi se një mbyllje e mundshme e qeverisë do të kishte pasoja “shumë negative” për ushtrinë.

Një masë për financimin e përkohshëm të qeverisë, skadon të premten në darkë, duke sjellë mbylljen e qeverisë të shtunën nëse republikanët dhe demokratër në kongres nuk bien dakord.

"Negociatat për buxhetin duhet të menaxhohen ndryshe. Nëse për çfarëdolloj arsyeje, qeveria mbyllet, do të ishte gjëja më e keqe që do t’I ndodhte ushtrisë sonë”, tha ai gjatë një vizite në Pentagon.

Zëdhënësja e Pentagonit, Dana White i tha Zërit të Amerikës se “fokusi kryesor i vizitës së Presidentit ishte diskutimi i pasojave të mbylljes së mundshme të qeverisë dhe masave për financimin e përkohshëm, tek Departamenti i Mbrojtjes”.

Ajo tha gjithashtu se presidenti dhe nënpresidenti do të flisnin me Sekretarin e Mbrojtjes, Jim Mattis për Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes që ky i fundit do t’ia paraqesë publikut të premten.

Presidenti Trump tha të enjten se ai kishte shkuar në Pentagon për të shprehur mbështetjen për ushtrinë, që siç tha ai do të kishte pasoja të konsiderueshme pa fondet e nevojshme.

Ai shtoi se vendi kishte nevojë për një ushtri të fortë “ndoshta më shumë se asnjëherë tjetër në të kaluarën”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG