Lidhje

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?


FILE - President Donald Trump pumps his fist to the crowd after speaking to a campaign rally in Montoursville, Pa., May 21, 2019.
FILE - President Donald Trump pumps his fist to the crowd after speaking to a campaign rally in Montoursville, Pa., May 21, 2019.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara kontribuojë në këtë raport.

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti dhe mbështetësit e tij po hedhin themelet e një fushate që do të përpiqet t'u shesë votuesve idenë se ai është një njeri i cili bën atë që thotë.

Me fillimin zyrtar të fushatës për rizgjedhjen e tij të martën në Orlando, presidenti po përdor parrullën "Premtimet e Bëra. Premtimet e Mbajtura" si moton e fushatës së tij, duke ngritur pyetjen e qartë: A i mbajti Presidenti Trump premtimet e tij?

Ashtu si me çdo politikan në skenën kombëtare, përgjigja është e komplikuar. Presidenti bëri një numër vlerësimesh, premtimesh dhe parashikimesh gjatë kandidaturës së tij për në Shtëpinë e Bardhë. A i mbajti të gjitha, është një pyetje shumë e ndryshme.

FILE - President Donald Trump speaks to members of the U.S. military after his summit meeting with North Korea's Kim Jong Un in Vietnam, during a refueling stop at Elmendorf Air Force Base in Anchorage, Alaska, Feb. 28, 2019.
FILE - President Donald Trump speaks to members of the U.S. military after his summit meeting with North Korea's Kim Jong Un in Vietnam, during a refueling stop at Elmendorf Air Force Base in Anchorage, Alaska, Feb. 28, 2019.

Disa mund të kontrollohen me lehtësi. Trump premtoi të derdh miliarda dollarë shpenzime të reja në ushtrinë amerikane dhe nuk ka dyshim se mund të pretendojë se e ka "arritur misionin" në këtë pikë. Buxheti i Pentagonit është ngritur nën administrimin e tij. Ai u zotua të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore me Iranin dhe e përmbushi atë premtim në maj të vitit 2018.

Për të tjerat, është më vështirë të arrihet në një përfundim. Trump kishte premtuar t'i jepte fund financimit federal për programet në "qytetet që mbrojnë imigrantët" dhe që nuk bashkëpunojnë plotësisht me agjentët federalë të zbatimit të ligjit të imigracionit. Në fund, ai njoftoi një ndalim të kufizuar për financimin e programeve në këto qytete, vendim që u bllokua shpejt nga një gjykatës federal.

Kur Presidenti Trump dhe ndihmësit e tij do të fillojnë me zell fushatën më vonë këtë vit dhe në vitin 2020, ata do të shtyjnë idenë se presidenti bëri atë që i premtoi popullit amerikan, edhe pse demokratët do ta kundërshtojnë fuqimisht.

"Nga këndvështrimi i mbështetësve të tij, Donald Trumpi ka bërë pikërisht atë që ai premtoi se do të bënte", thotë Whit Ayres, një anketues republikanë nga Aleksandria, Virxhinia. "Atje ku ka dështuar, ka qenë si rezultat i pengesave, kryesisht nga demokratët, të cilët nuk i kanë dhënë paratë që ai donte për të ndërtuar murin, dhe disa nga gjërat e tjera që ai premtoi gjatë fushatës".

Trump, shton Ayres, do të jetë në gjendje të argumentojë, se "ishte faji i dikujt tjetër që ai nuk ishte në gjendje të mbante disa nga këto premtime."

Megjithatë, një listë e disa prej sukseseve më të mëdha të presidentit dhe dështimeve më të dukshme të tij, sugjeron se në zgjedhjet e vitit 2020, do të ketë mjaft municione për debat nga të dyja palët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG