Lidhje

Trump emëron kreun e firmës Exxon, Rex Tillerson si Sekretar Shteti


Presidenti i zgjedhur Donald Trump, njoftoi se ka emëruar drejtorin ekzekutiv të firmës ExxonMobil, Rex Tillerson në postin e Sekretarit të Shtetit.

Pa përvojë diplmatike dhe me marrëdhënie, që shumë i kanë cilësuar si tepër të afërta me Rusinë, kandidatura e zotit Tillerson pritet të ndeshë në rezistencë në Senat gjatë procesit të konfirmimit.

Karrierë e gjatë në industrinë e naftës

Rex Tillerson, 64 vjeç, është me porfesion inxhinier dhe ka filluar punën për firmën Exxon menjëherë pas mbarimit të Universitetit të Teksatit në Austin. Gjatë katër dekadave që pasuan, ai u ngjit në karrierë. Ai kishte në plan të largohej nga kompania vitin e ardhshëm kur të mbushte moshën 65 vjeçare të pensionit të detyrueshëm në kompani.

Ai njihet për aftësinë e arritjes së marrëveshjeve me vende të tjera dhe thuhet se ka marrëdhënie të mira me një sërë krerësh shtetesh në mbarë globin, që janë diçka me rëndësi për një diplomat.

ExxonMobil është kompania e pestë më e madhe në botë, për nga vlera e saj në treg. Megjithëse të ardhurat e kompanisë u ulën disi vitin e kaluar për shkak të rënies së çmimit të naftës në tregjet botërore, ajo është ende një firmë shumë fitimprurëse. Rex Tillerson, paga e të cilit bazohet në ecurinë e kompanisë, fitoi 27 milionë dollarë vitin e kaluar, nga 42 milionë që kishte qënë kompensimi i tij në vitin 2012.

Konfirmimi i tij mund të paraqesë probleme

Rex Tillerson duhet të konfirmohet nga Senati dhe procesi pritet të jetë i vështirë. Bazuar në përbërjen e tanishme të Senatit, nëse të gjithë demokratët votojnë kundër tij dhe nëse dy ose tre republikanë bashkohen me ta, kandidatura e presidentit miund të rrëzohet.

Të shtunën, kur dolën njoftimet e para rreth kandidaturës së tij për postin e Sekretarit të Shtetit, disa senatorë, mes tyre edhe republikanë, ngritën shqetësime rreth lidhjeve të zotit Tillerson me Rusinë.

Në vitin 2013 Presidenti rus Vladimir Putin i dha zotit Tillerson "Medaljen e Miqësisë", për marrëveshjet e firmës ExxonMobil me kompanitë ruse për kërkim dhe shfrytëzim nafte dhe gazi në territorin rus si dhe për kundërshtimin që u ka bërë sanksioneve ndaj Rusisë.

Russian Prime Minister Vladimir Putin, right, and Rex Tillerson, ExxonMobil's chief executive smile during a signing ceremony in the Black Sea resort of Sochi, Russia, Tuesday, Aug. 30, 2011
Russian Prime Minister Vladimir Putin, right, and Rex Tillerson, ExxonMobil's chief executive smile during a signing ceremony in the Black Sea resort of Sochi, Russia, Tuesday, Aug. 30, 2011

Të hënën, Kremlini e përshëndeti emërimin, duke e cilësuar si një kandidaturë "shumë profesionale".

David Hamre, presidenti i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, thotë se zoti Tillerson, i cili është anëtar i kësaj qendre, "ka patur më shumë kontakte me presidentin Putin se ndoshta çdo amerikan tjetër, me përjashtim të Henry Kissingerit."

Duke folur në fillim të vitit në Universitetin e Teksasit, zoti Tillerson e pranoi se ka patur "marrëdhënie të ngushta" me presidentin Putin, të cilin e ka njohur prej 15 vjetësh.

Kjo marrëdhënie është "një çështje shqetësuese", u shpreh Senatori John McCain, kryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura.

Senatorë të tjerë republikanë, si Lindsey Graham dhe Marco Rubio, kanë lënë të kuptohet se janë të shqetësuar nga marrëdhëniet e tij me Rusinë.

Senatori demokrat Robert Menendez tha se me Tillersonin si shef të diplomacisë "administrata e presidentit Trump pothuajse ka garantuar se Rusia do të ketë një bashkëfajtor të vullnetshëm që do të drejtojë politikën e jashtme të vendit".

Përvoja si biznesmen krahuasuar me atë të diplomacisë

Ndërsa disa kritikë i vënë në pikëpyetje aftësitë e zotit Tillerson për të qënë kryediplomat, zoti Trump tha në një intervistë të dielën se marrëveshjet globale të zotit Tillerson e bëjnë atë "një lojtar të klasit botëror".

"Ai i njeh shumë prej lojtarëve dhe i njeh mirë", u shpreh zoti Trump.

Profesori Henry Hale, ekspert i Euroazisë në Universitetin George Washington, i tha Zërit të Amerikës se "të bësh biznes në botë kjo nuk është e njëjtë me politikën e jashtme". Por ai shtoi se "të gjithë sekretarët e shtetit mësojnë në punë e sipër në një farë shkalle".

Zgjedhja e zotit Tillerson, ëshë në përputhje me preferencat e zotit Trump për të patur drejtues të ushtrisë dhe biznesit në kabinetin e tij.

“Përvoja e zotit Tillerson dhe njohja prej tij e formalitetit organizativ, e pajisin atë me aftësi të veçanta për të drejtuar Departamentin e Shtetit, i cili për nga kultura është i ngurtë në të vepruar", thotë Bob Tippee, redaktor i revistës Nafta dhe Gazi."

VOA's Steven Herman and Marissa Melton contributed to this report

XS
SM
MD
LG