Lidhje

Trump: Nuk bëmë marrëveshje me Turqinë për pastorin


Presidenti i SHBA, Donald Trump përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk kanë negociuar asnjë marrëveshje me Turqinë për lirimin e pastorit amerikan Andrew Brunson.

"Nuk bëmë marrëveshje me Turqinë," tha zoti Trump të hënën në Shtëpinë e Bardhë. "Ndjehem shumë ndryshe për Turqinë sot sesa ndjehesha dy ditë më parë. Kam një ndjenjë shumë të mirë ndaj Turqisë, dy ditë më parë, nuk e kisha", tha ai.

Ministri ungjillor i krishterë Andrew Brunson ishte burgosur në Turqi prej dy vjetësh dhe u lirua të premten.

Lirimi i tij shënoi fundin e një mosmarrëveshjeje të ashpër diplomatike midis Uashingtonit dhe Ankarasë. Brunson përballej me 35 vjet burg nëse dënohej për terrorizëm dhe spiunazh, akuza që Uashingtoni i kishte quajtur të pabaza.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG