Presidenti rus Vladimir Putin shprehu zhgënjim të shtunën lidhur me sanksionet e reja që mund të vendosen kundër Rusisë nga Shtetet e Bashkuara, duke thënë se është herët të flitet për “masa ndëshkimore”.
“Një gjë e tillë i komplikon marrëdhëniet SHBA-Rusi. Kjo është e dëmshme,” tha presidenti rus për agjencinë shtetërore të lajmeve, RIA.
Senati amerikan votoi me shumicë dërrmuese këtë javë për të forcuar sanksionet kundër Rusisë si ndëshkim për fushatën ruse për të ndikuar tek zgjedhjet presidenciale të 2016.
Sanksionet e reja, të miratuara të mërkurën, kanë në shenjestër shtetas rusë të përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave, në furnizimin me armë të qeverisë siriane, në akte keqdashëse të piraterisë kibernetike dhe në aktivitet biznesi me shërbimet ruse të zbulimit.
Sanksionet e propozuara duhet të miratohen nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe të siglohen nga presidenti Trump.
Facebook Forum