Lidhje

SHBA, çështja e ribashkimit të fëmijëve me prindërit emigrantë


Më 26 korrik është afati i urdhëruar nga një gjykatë për administratën Trump, për të ribashkuar më shumë se 2,500 fëmijë me prindërit e tyre emigrantë të paligjshëm. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kirsten Nielsen njoftoi të mërkurën anëtarët e Komisionit Hispanik të Kongresit se afatet po respektohen.

Sipas politikës së "tolerancës zero" të Presidentit Donald Trump, prindërit që hynë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara në prill dhe maj u burgosën dhe fëmijët e tyre u morën nga autoritetet.

Presidenti Trump më pas e shfuqizoi këtë politikë pas një proteste mbarëkombëtare, përfshi shumë njerëz nga partia e tij republikane. Imigrantja nga Guatemala, Yeni Gonzalez, thotë se është liruar nga paraburgimi, por ende nuk ka pranë fëmijët e saj.

"Isha shumë e lumtur por në të njëjtën kohë e trishtuar, sepse duhej të largohesha dhe të lija fëmijët atje vetëm".

Ndërkohë që afati po skadon, qeveria thotë se rreth 1,200 fëmijë të moshës 5 vjeç e sipër janë ribashkuar me prindërit, por numri i saktë i fëmijëve që mbeten të ribashkohen është ende i paqartë.

Zyrtarët pranojnë se 463 prindër mund të jenë deportuar pa fëmijët e tyre. Autoritetet gjithashtu kanë bashkuar rreth 75 fëmijë nën moshën 5 vjeç sipas një afati më të hershëm.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore tha se duhet kohë për të përcaktuar nëse fëmijët mund të kthehen të sigurtë në familjet e tyre, duke vënë në dukje se disa nga emigrantët e paligjshëm mund të jenë abuzues të fëmijëve ose të kërkuar për krime të dhunshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG