Lidhje

Lehtësohen rregulloret mbi bankat amerikane


Presidenti Donald Trump nënshkroi të enjten një masë që lehtëson rregullat e forta të vëna mbi operacionet financiare pas krizës së vitit 2008 dhe recesionit që pasoi.

Ligji i ri lehtëson rreegulloret dhe strukturat e mbikqyrjes mbi banka me zotërime me vlerë nën 250 miliardë dollarë, gjë që lehtëson operacionet e shumicës së bankave, por mban të paprekura rregulloret e kontrollit mbi bankat më të mëdha.

Presidenti tha në ceremoninë e nënshkrimit se rregullat e mëparshme të njohura si reforma financiare Dodd-Frank ishin “shkatërrimtare për bankat e vogla”. Ai e cilësoi nënshkrimin e ligjit të ri si një fitore për përpjekjet e administratës së tij për të eliminuar rregullore burokratike dhe për të nxitur rritjen ekonomike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG