Lidhje

Trump, sot urdhri ekzekutiv për reformat në polici

Josiah Brown, 6, of Washington, fist bumps a member of the U.S. Secret Service police after and his mother, Alexis Brown, right, prayed over the officers while visiting the site of protests, Tuesday, June 9, 2020, near the White House in Washington…

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkruan të martën një urdhër ekzekutiv për reformat në polici, qëllimi i të cilave, sipas një zyrtari të lartë, është "të investohet më shumë dhe të inkurajohen praktikat më të mira".

Zyrtari tha se pjesa kryesore do të jetë krijimi i njësive të çertifikimit që do të trajnojë policët me teknikat e çtensionimit dhe standardet e përdorimit të forcës.

Urdhri ekzekutiv kërkon gjithashtu krijimin e një sistemi, në të cilin oficerët e policisë do të bashkëpunojnë me punonjësit socialë kur u shkojnë në ndihmë qytetarëve për ngjarje jo të dhunshme, sidomos në raste që lidhen me shëndetin mendor ose të varësisë nga droga.

Shtëpia e Bardhë ka sinjalizuar se Presidenti Trump nuk është dakord që t’i jepet fund asaj që njihet si doktrina e imunitetit me kushte për oficerët e policisë.

Edhe në Kongres po shqyrtohen reforma të gjera të sistemit policor. Komisioni i Senatit për Gjyqësorin zhvillon sot një seancë me dëshmi nga ana e zyrtarëve ligjzbatues dhe atyre të të drejtave civile.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG