Lidhje

Mbështetësit e Pres. Trump, të ndarë në vija partiake dhe gjinore


Pavarësisht se popullariteti i presidentit Trump është i ulët në përgjithësi mes popullit amerikan, vlerësimi i tij nga republikanët është më i lartë se më parë. Përtej ndarjes sipas vijave partiake, ekziston edhe një hendek në rritje mes ndarjeve gjinore.

Thirrjet e tyre bënë jehonë në të gjithë vendin; më shumë se 600 tubime u mbajtën javën e kaluar në të 50 shtetet amerikane. Emigracioni është një çështje emocionale për shumë amerikanë dhe për demokratët, një çështje që motivon aktivizëm.

“Imigracioni ka ndezur spektrin politik dhe mendoj se ka motivuar shumë demokratë, të cilët janë organizuar kundër presidentit” - thotë analisti John Fortier.

Tetëmbëdhjetë muaj pas fillimit të mandatit presidencial, një sondazh i grupit Gallup tregon se mbështetja për Donald Trump-in është 42 për qind.

Kjo shifër është më mirë se sa 35 për qindshi në mars, por shumë më poshtë mesatares së të gjithë presidentëve amerikanë gjatë kësaj kohe në detyrë. Megjithatë, mes republikanëve, mbështetja për presidentin është në rreth 90 për qind.

Trump ka arritur të merret me sukses me çështjet kyçe të republikanëve, duke përfshirë shkurtimin e taksave dhe politikat e ashpra mbi imigracionin.

“Duke e vënë Amerikën të parën dhe gjithçka që ai po bën sa i përket tregtisë; dhe duke u siguruar që të kujdesemi për të mirën tonë dhe të mos lejojmë vendet e tjera të përfitojnë si më parë në tregtinë me ne...këto të gjitha janë të rëndësishme për mua”, thotë Brent, një mbështetës i presidentit Trump nga Kalifornia.

Por Trump po humbet terren mes grave, përfshirë gratë e bardha pa arsim të lartë, mbështetja e të cilave ishte çelësi i fitores së tij. Sondazhet tregojnë se mbështetja e tyre ka rënë që nga viti 2016.

Hendeku tashmë i madh gjinor ndaj Trump-it po zgjerohet, veçanërisht në mesin e brezit të mijëvjeçarit. Një sondazh i kohëve të fundit nga Instituti për Hulumtimin e Fesë tregoi se më shumë se tre të katërtat e të rinjve nuk e mbështesin Donlad Trumpin:

“Trump është në disa mënyra, një figurë unike për të krijuar një linjë ndarëse për publikun, sepse shumë gra, për shkak të veprimeve të tij dhe mënyrës se si ai flet, ka një efekt negativ tek to, veçanërisht tek gratë e reja”.

I njëjti sondazh tregoi se në mesin e votuesve më të rinj, ka një hendek gjinor prej 40 për qind përsa i përket mënyrës se si burrat dhe gratë votojnë, ku shumica dërrmuese e grave mund të zgjedhin një kandidat demokrat në zgjedhjet e nëntorit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG