Lidhje

Presidenti Trump dënon “rrjedhjet e paligjshme të informacionit”


President Trump reagoi sot në Twitter duke thënë se ngjarja e vërtetë janë “rrjedhjet e paligjshme të informacionit” që dalin nga Uashingtoni. Këto janë komentet e para publike të zotit Trump pas dorëheqjes së këshilltarit të tij të sigurisë kombëtare, Michael Flynn. “Përse ka kaq shumë rrjedhje të paligjshme informacioni,” pyeste Presidenti Trump, duke lënë të kuptohej se kjo ndodh pikërisht në kohën që ai po merret me çështjen e Koresë së Veriut.

Ndërkohë, demokratët bënë thirrje për një hetim rreth marrëdhënieve të Presidentit Trump me Rusinë, sidomos rreth pyetjes se në ç’kohë mësoi presidenti se këshilltari i tij kishte diskutuar me ambasadorin rus mbi sanksionet amerikane kundër Rusisë. Udhëheqësja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha në një deklaratë se “populli amerikan meriton të dijë përmasat e plota të kapjes financiare, personale dhe politike të presidentit Trump nga Rusia dhe çfarë nënkupton kjo për sigurinë kombëtare të vendit.”

XS
SM
MD
LG