Trupat e pajetë të 30 ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë përplasjes së helikopterit në Afganistan po sillen sot në Shtetet e Bashkuara.
Trupat, përfshi 22 anëtarë të forcave të elitës SEALS të marinës pritet të mbërrijnë sot në bazën Dover të forcave ajrore.
Departamenti i mbrojtjes tha se atje do të zhvillohet një ceremoni pa praninë e medias, pasi trupat janë ende të paidentifikuar.
Helikopteri Chinook u rrëzua gjatë një operacioni kundër talebanëve në provincën Vardak, pasi u qëllua nga një raketë granadahedhëse nga forcat kryengritëse. Mes 38 viktimave ishin shtatë ushtarë afganë dhe një përkthyes.