Lidhje

Erdogan u ofron lëshime protestuesve


Kryeministri turk u bëri thirrje protestuesve të largohen nga parku i Stambollit, pasi premtoi se do t’i prishë planet e zhvillimit në atë zonë

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje protestuesve të vakuohen nga parku i Stambollit, pasi premtoi se do t’i prishë planet e zhvillimit në atë zonë.

Në një fjalim të transmetuar me televizion sot, zoti Erdogan tha se protestuesit qëndruan për një kohë mjaft të gjatë në park dhe se e dhanë mesazhin e tyre. Ai tha se mesazhi i tyre u mor dhe u vlerësua.

Sot më herët, protestuesit thanë se kryeministri Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar se do të respektojë një vendim të gjykatës lidhur me projektin e rizhvillimit të një parku të Stambollit, që u bë shkak për disa javë protestash anti-qeveritare. Protestuesit thanë se presin që qeveria ta mbajë fjalën.

Një zëdhënës i partisë në pushtet AK, tha se vendimi i gjykatës nuk do të jetë fjala e fundit për këtë projekt.

"Ne nuk do të ndërmarrin ndonjë hap derisa procesi gjyqësor të ketë mbaruar. Edhe nëse vendimi i hap rrugën projektit, qeveria do të mbajë një referendum për të ditur se çfarë duan banorët," tha Husejin Çelik – zëdhënës i Partisë AK.

Z. Erdogan zhvilloi një takim të dytë brenda natës me një grup protestuesish anti-qeveritarë pasi u dha një "paralajmërim të fundit" demonstruesve. Protestuesit thanë se presin që qeveria ta mbajë fjalën.

"Ne vlerësojmë komentet e kryeministrit ndaj popullit të këtij vendi dhe njerëzve në Parkun Gezi. Ne presim që njerëzit ta vlerësojnë rezultatin pozitiv që arritëm. Ne do ta vëzhgojmë procesin dhe premtimet e bëra nga Kryeministri", thotë Tayfun Kahraman, i Grupit Taksim të Solidaritetit.

Por disa nuk janë të kënaqur.

"Nuk jam i kënaqur me deklaratën. Do të qëndroj këtu deri sa gjykata të marrë vendimin, madje edhe deri në fund të referendumit. Rezistenca është një akt i bukur", thotë një protestues i quajtur Kerem.

Dje, zoti Erdogan u dha 24 orë atyre që ai i quan "ngatërrestarë" për t'u larguar nga Sheshi Taksim.

Protestat filluan dy javë më parë si një marshim kundër planeve për prishjen e një parku publik pranë sheshit dhe për të ndërtuar aty një qendër tregtare. Protestat u shndërruan shpejt në marshime kundër qeverisë dhe zotit Erdogan.

Që nga fillimi i demonstrimeve në Stamboll dhe Ankara, katër persona kanë vdekur, rreth 5.000 janë plagosur dhe mijëra të tjerë janë arrestuar.

XS
SM
MD
LG