Lidhje

Shpërthim vdekjeprurës në Turqinë qendrore


Një makinë bombë që shpërtheu pranë një autobusi në Turqinë qendrore shkaktoi të paktën 13 ushtarë të vrarë dhe 48 të tjerë të plagosur.

Shpërthimi që ndodhi në hyrjen e Universitetit Erciyes në qytetin Kayseri shkatërroi autobusin me të cilin po udhëtonin ushtarët. Sulmi ndodhi në afërsi të një universiteti.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se sulmi ishte kryer nga militantë kurdë, edhe pse askush nuk ka marrë përgjegjësinë për të.

Presidenti turk e ka cilësuar Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit “një organizatë separatiste terroriste.”

Zëvendës kryeministri turk, Veysi Kaynak, tha se sulmi ishte i ngjashëm me atë që u krye para një jave nga një grup i afërt me Partinë kurde PKK.

Dy bomba që shpërthyen afër një stadiumi të futbollit në Stamboll, shkaktuan 44 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur.

Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një meszh ngushëllimi zotit Erdogan dhe ofroi bashkëpunimin e Rusisë në përpjekjet e Ankarasë kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG