Nesër zhvillohet në Turqi referendumi që u ofron votuesve zgjedhjen për ta shndërruar vendin nga republikë parlamentare në republikë presidenciale.
Nëse miratohet referedumi, do të rritet ndjeshëm autoriteti i presidentit, duke krijuar një ndër postet ekzekutive më të fuqishme në botë. Përkrahësit e kësaj ideje thonë se Tuqisë i nevojitet një president me autoritet të fortë për t’iu përgjigjur sfidave që i kanosen vendit. Kundërshtarët thonë se kjo lëvizje e kthen Turqinë në autokraci.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili ka qenë forca kryesore shtytëse për këtë ndryshim kushtetues, thotë se reforma do të sjellë stabilitet politik dhe efiçencë në qeverisje, dhe në përballimin e kërcënimeve si grusht-shteti i dështuar i një viti më parë dhe kërcënimet nga ISIS dhe separatistët kurdë. Në bazë të propozimit, presidenti do të ketë autoritetin të emërojë ministrat, të hartojë buxhetin, të nxjerrë ligje përmes dekreteve presidenciale, të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Facebook Forum