Lidhje

Turqia paralajmëron për shkeljet e armëpushimit në Siri


Turqia paralajmëroi se shkeljet e armëpushimit në Siri mund të rrezikojnë bisedimet e paqes të planifikuara për këtë muaj.

Rusia dhe Turqia, të cilat mbështesin palë të kundërta në konflikt, ndërmjetësuan arritjen e një armëpushimi mbarëkombëtar javën e kaluar.

Zyrtarët turq ia hodhën fajin luftëtarëve pro-qeveritarë, duke përfshirë grupin militant Hezbollah me qendër në Liban, për shkelje të armëpushimit.

Ata njoftuan gjithashtu se zyrtarët rusë do të vizitonin Turqinë javën e ardhshme për të diskutuar mbi kuadrin e bisedimeve të paqes.

XS
SM
MD
LG